Bayern Munchen gjobit me 500.000 € Sadio Mane për grushtin ndaj shokut të skuadrës Leroy Sane në fund të ndeshjes kundër Man. City.
Sipas “Sport Bild”, senegalezit do t’i mbahet gjysmë milionë euro nga paga 20 milionëshe që ai përfiton në një sezon. Edhe pse një shumë e konsiderueshme, nuk është një rekord në Munchen ku vendin e parë e mban Manuel Neuer me 1 milionë.
Portieri u gjobit pak muaj më parë pasi foli publikisht kundër vendimit të klubit për shkarkimin e trajnerit të portierëve. Tek Bayern ne kete menyre rregullat jane strikte dhe i rradhes qe e ka pesuar eshte Mane.
Por gjeja qe shqeteson me se shumti drejtuesit e skuadres bavareze eshte “spiuni” qe i nxjerr lajme nga qendra stervitore duke e bere shume te madhe kete çfare kishte ndodhur mes dy futbollisteve.