Vllaznia luajti sot ne Kukes ndaj skuadres vendase dhe mori nje barazim pa gola. Nje rezultat jo i keq sepse edhe nje pike e ka ndihmuar skuadren shkodrane te kape Egnatian dhe te ndajne bashke me te vendin e trete te renditjes.

Por loja e kuqebluve ne kete 90 minutesh sigurisht qe nuk ka qene ajo me e mira. Nje loje qe kurrsesi nuk mund te krahasohet me ate qe ata zhvilluan javen e kaluar ne “Loro Boriçi” ndaj Erzenit.

Ajo qe ka rene ne sy eshte se ndryshe nga sfida me shijakasit ku luajti ne 11 minutat e fundit si zevendesues, kete here mesfushori Rejan Alivoda nuk eshte preferuar fare nga ana e trajnerit Sedloski.

Ky i fundit eshte pyetur pas ndeshjes nga gazetaret ne lidhje me kete lojtar dhe numri 1 i pankines se Vllaznise eshte pergjigjur: “Alivoda në stol? Kam parë variante te lojës, çdo trajner ka variantin e tij. Në këto pozicione është Boshnjaku por edhe Jonuzi.

Normalisht këto pyetje bëhen. Por pse nuk pyetët pas ndeshjes me Erzenin? Unë e di që është lojtar i mirë, por sot mendoja një variant tjetër”, tha Sedloski për “Oversport” pas ndeshjes.