Herët a vonë do të ndodhte, nuk ka mundësi që Kina të shpenzojë pa fund dhe të mos korrë asnjë fryt.

Qeveria kineze ka vendosur që të ndalojë çmendurinë e shpenzimeve pa fund për futbollistë dhe federata kineze ka paralajmëruar se do të vendosë një tavan për pagat e futbollistëve, ashtu si për bonuset e tyre.

Në këtë mënyrë, do të marrë fund eksodi nga Europa e Amerika e Jugut drejt Azisë, ose të paktën nuk do të shohim më absurditete si Tevez, i cili u bë futbollisti më i paguar në histori me rreth 40 milionë dollarë në vit, para se të kthehej te Boca Juniors, sepse u zhgënjye nga niveli mediokër i kampionatit kinez.

Në varësi të tavanit të pagave, me shumë gjasa do të nisë eksodi në të kundërt, sepse Graziano Pelle, Paulinho, Oscar, Hulk e shumë të tjerë pritet të kthehen në Europë, duke mos pasur asnjë arsye për të vijuar në Kinë me paga modeste./telesport/