Vllaznia do presë Laçin në “Loro Boriçi” ditën e shtunë në orën 19:45. Takimi është i vlefshëm për javën e 10-të të Superligës dhe pritet të jetë shumë i fortë.
Kjo edhe për formën e mirë që po kalon ekipi laçian, por edhe për ringritjen që duan të bëjnë kuqeblutë pas fitores javën e kaluar me Kastriotin në shifrat 3-1.
Tek shkodranët ka nga ata lojtarë që e njohin mirë ekipin bardhezi, madje edhe që i kanë shënuar në të shkuarën. Emra si Liridon Latifi apo edhe Ardit Hoxhaj e kanë gjetur shpesh rrjetën në të shkuarën kundër Laçit.
Prishtinasi jo vetëm në fazën e parë ku shënoi edhe golin e tij të parë në karrierë me Vllazninë falë një penalltie kundër Laçit, por i ka shënuar laçianëve edhe kur mbante veshur fanellën e Skëndebeut. Po ashtu edhe sulmuesi vlonjat ka shënuar kundër Laçit kur luante për Flamurtarin apo edhe Bylis.
Ajo që bie në sy pas ndeshjes së fazës së parë të fituar në shifrat 3-5 nga Vllaznia është zgjeruar rrethi i lojtarëve kuqeblu që kanë shënuar kundër kurbinasve. Kështu edhe Aralica, Da Silva, Gurishta dhe Kaina kanë gjetur rrjetën përballë kundërshtarit që do kenë të shtunën.
Pra janë 6 lojtarë nga Vllaznia aktuale që i kanë shënuar në të shkuarën laçianëve, të cilët do përpiqen të ripërsërisin veten në fundjavë.
Endri ÇINARI