Ndonese u ndryshua trajneri, kriza e Vllaznise vazhdon. Edhe dje ndaj Bylisit, ajo nuk ka arritur dot te fitoje duke rregjistruar ne kete menyre ndeshjen e gjashte rradhazi pa fituar.
Nje ecuri negative per nje skuader pretendente dhe jo me kot, sot ajo eshte plot 9 pike larg kreut te renditjes!!! Sigurisht nje diference e pajustifikueshme sepse kontigjenti i lojtareve dhe investimi i bere nga ana e presidentit, eshte per te qene ne maje dhe jo ne pozitat aktuale.
Hera e fundit qe Vllaznia do te fitonte ka qene ajo ndaj Tiranes me 12 shkurt kur nje 11-metersh i fituar nga Bekim Balaj u shnderrua ne gol nga Herald Marku duke i dhene kesisoj fitoren 1-0 skuadres se tij.
Qe prej 50 ditesh kuqeblute “nuk e kane pare me sy” fitoren ne kampionat dhe kjo ka bere qe zemerimi i tifozeve me skuadren e tyre te zemres te jete i madh. Por kuptohet qe te zemeruar jane edhe drejtuesit e saj, megjithate tashme nuk eshte bere koha per te bere analiza.
Objektivi i vetem eshte per te shpetuar sezonin dhe me se shumti kjo gje mund te behet permes Kupes. Megjithate e rendesishme eshte sigurimi i Europes permes kampionatit ne menyre qe te mos shkohet ne finalen e 1 qershorit per te luajtur “gjithçka per gjithçka”./SHKODRA-SPORT.COM/