Ndeshja e javës së 26-të mes Tërbunit dhe Besëlidhjes u mbyll me fitoren minimale 1-0 të pukjanëve. Ndeshja u luajt në Pukë dhe vendasit fituan me një gol të Mezinit në minutat e fundit.
Derbi i veriut vendoste shumë për skuadrën e katërt që do marrë pjesë në play off-in, me synim ngjitjen në Abissnet Superiore, por ne Lezhe nuk duan “te dorezohen”.
Trajneri i lezhjanëve, Alban Bruka, është munduar t’i ngrejë moralin djemve të tij pas kësaj humbje demoralizuese në derbi. Ai i ka motivuar ata duke u thënë se për sa kohë ja u lejon matematika, duhet të luftojnë për objektivin e tyre.
Kanë mbetur katër ndeshje dhe janë 12 pikë në lojë. Gjashtë pikë ka më pak Besëlidhja se vendi i gjashtë që mbahet nga Tërbuni./newsport/