Legjenda e Vllaznisë dhe e Kombëtares shqiptare, Hysen Zmijani deklaroi pak ditë më parë në shtypin e shkruar se mbrojtja e skuadrës shkodrane po çalon në ndeshjet e fundit. Zmijani veçoi mbajtjen e shumtë të topit nga Adili, ndërsa theksoi se në disa raste ai duket si lojtar pa ego, madje amator.

I ftuar në emisionin “Rubrika Sportive”, Gilman Lika, ish sulmuesi i Vllaznisë ka zbuluar bisedën me Adilit pas kësaj deklarate. Mbrojtësi shkodran është shprehur se është krenar kur merr kritika nga një legjendë e futbollit shkodran dhe i Kombëtares.

Deklaratat e Zmijanit për Adilin? “Kam folur me Adilin pas kësaj deklarate dhe më ka thënë teksualisht: “Jam krenar që Zmijani më ka përmendur emrin”.

Kritikat do të vijnë dhe jam dakort kur këto kritika vijnë nga një njerzit e sportit që janë legjenda dhe jo nga ata që nuk kanë lidhje me sportin. Këta persona nuk duhet të bëjnë deklarata për lojtarët në fushë”, u shpreh Gilman Lika.