Klajdi Kola, ish gjyqtari i Superligës I ftuar në emisionin “Rubrika Sportive” ka bërë moviolën për ndeshjen Partizani-Vllaznia që u mbyll në barazim 1-1.

Shkodranët kishin pretendime për golin e shënuar nga Partizani pasi Filipovic ishte në pozicion jashtë loje dhe para portierit, por Kola i ka dhënë të drejtë gjyqtarit Koçi pasi ka marrë vendimin e drejtë duke akorduar golin si të rregullt.

Më tej, ish arbitri është shprehur se Latifi për faullin e shkaktuar në pjesën e parë duhej të ndëshkohej me karton të kuq pasi ishte një ndërhyrje e rrezikshme.

Rasti i Latifit? “Për mendimin tim është karton i kuq pasi shkelja është e rrezikshme dhe dëmton kundërshtarin.

Rasti i golit? “Filipovic është para portierit dhe në pamje të parë duket sikur ndikon te portieri. Në pamje duket që lojtari ka distancë, nuk bën asnjë lëvizje dhe nuk e pengon portierin. Vendimi është i drejtë dhe VAR nuk ka ndërhyrë pasi është fakt që sulmuesi nuk ndikon te portieri”./newsport/