Tuesday, April 21, 2026
FAQJA E PARE FUTBOLLKATEGORIA SUPERIOREReagon Nevil Dede: Jam i habitur nga shkarkimi, ishim brenda objektivave

Reagon Nevil Dede: Jam i habitur nga shkarkimi, ishim brenda objektivave

Klubi i Ferizajt në Superligën e Kosovës ka vendosur që pak javë para fundit të sezonit të rregullt të largojë nga detyra trajnerin Nevil Dede, i cili drejtonte këtë ekip që në fillimin e edicionit.

Rezultatet e tre javëve të fundit, me 2 humbje e një barazim, duket se sollën këtë vendim të klubit që e sheh veten në vendin e 9-të në renditje, në zonën e rënies direkte për momentin. Por vetë trajneri ka reaguar në rrjetet sociale, duke u shprehur i befasuar nga kjo situatë, pasi mendonte se skuadra mund të arrinte objektivin e mbijetesës në elitën e futbollit kosovar.

“Jam i habitur nga vendimi për ndërprerjen e bashkëpunimit me mua si trajner i FC Ferizaj, sidomos në një moment kur skuadra ishte brenda objektivave të vendosura.

Puna ime së bashku me lojtarët ka qenë e ndershme dhe e përkushtuar çdo ditë, me bindjen se po ndërtonim diçka të qëndrueshme për ekipin dhe tifozët.

Futbolli ka zgjedhjet e tij dhe unë i respektoj, por gjithmonë besoj se koha është ajo që tregon nëse një rrugë është e drejtë apo jo. Sepse, siç thotë një shprehje e vjetër: nëse gjatë rrugës sheh të njëjtën pemë dy herë,  ke humbur rrugën!”, shkruhej në reagimin e Dedes në rrjetet sociale.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments