Kombetarja U19 do te nise sot ne Durres grumbullimin e saj te pare nen drejtimin e trajnerit te sapoemeruar Armando Cungu. Ky i fundit, pas disa seleksionimeve te zhvilluara pak dite me pare, ka bere edhe perzgjedhjen e lojtareve per kete grumbullim.
Dhe si rrjedhoje, nuk mund te mungonin edhe futbollistet e Akademise Vllaznia, ekipi i se ciles jo vetem kryeson me merite renditjen e kampionatit, por ka ne rradhet e saj elemente me te vertete cilesore.
Nga sa ka bere te ditur vete Akademia kuqeblu, ne kete grumbullim, nga Vllaznia U19 jane thirrur plot 7 futbolliste te cilet pritet te jene edhe elemente te rendesishem te kombetares. Ja çfare shkruhet ne faqen e Akademise Vllaznia per kete grumbullim:
“Ditën e sotme në Durrës është grumbulluar kombëtarja U19 për një stërvitje treditore dhe pjesë e këtij grumbullimi janë bërë edhe disa futbollistë të Akademisë Vllaznia. Trajneri Armando Cungu ka ftuar pikërisht futbollistët Leonard Kaçaj, Kleidi Paloka, Flori Spahija, Geralb Smajli, Paolo Pjeshka dhe Ardit Nikaj.
Pjesë e këtij grumbullimi ka qenë edhe mesfushori Enes Papaj, por ai e ka patur të pamundur të jetë në dispozicion të stafit teknik për shkak të një dëmtimi që ka pësuar së fundi. Ndërkohë pas dy ditësh, me kombëtaren do të bashkohet edhe futbollisti tjetër i ekipit tonë, Rejan Alivoda. Akademia e KF Vllaznia ju uron suksese këtyre futbollistëve dhe një përfaqësim sa më dinjitoz të fanellës kuqezi”.