Veleçiku i sezonit te ri duket se e ka marre shume seriozisht. Ulja ne pankinen e tij e trajnerit shkodrana Haris Lika, ka bere qe ai te marre me vete edhe disa lojtare nga ky qytet.

Dhe pas Arsen Hajdarit, me koplikasit eshte bashkuar edhe nje tjeter emer i njohur, edhe nje tjeter ish- futbollist i Vllaznise. Behet fjale per sulmuesin Arenc Dibra. Ky i fundit deri para pak kohesh ka qene pjese e Beselidhjes, ndersa tani ka ndryshuar destinacion.

31 vjeçari ka disa dite qe ka dale ne stervitje me Veleçikun dhe tashme pritet vetem firmosja e kontrates dhe federimi me kete skuader per sezonin e ri.

Me pervojen e tij Dibra padyshim qe do ta ndihmoje shume skuadren koplikase qe te jete ne mes me te mirave te Kategorise se Dyte dhe te synoje objektivin e saj, ngjitjen nje kategori me lart.

Bashke me Hajdarin apo dhe lojtare te tjere qe jane kontigjent i skuadres, Arenc Dibra premton golat qe i duhen Veleçikut dhe kur ke te sigurte golat, padyshim qe edhe objektivi eshte mese i arritshem./SHKODRA-SPORT.COM/