Një nga lëvizjet më të bujshme të merkatos së verës ishte kalimi i Sindrit Gurit tek Shkëndija e Tetovës.

Pas 3 sezonesh tek Ostende, sulmuesi shkodran vendosi që të rikthehet në një ekip shqiptar, por tashmë në Maqedoninë e Veriut.

Dhe shtarlarti nuk ka vonuar shumë që të tregojë vlerat e tij tek kuqezinjtë. Në ndeshjen që po luhet aktualisht mes Shkëndijës dhe Borec, ish-sulmuesi i disa skuadrave në vendin tonë ka gjetur 2 herë rrugën e rrjetës në pjesën e parë.

Goli i parë është shënuar me penallti nga 27-vjeçari e ndërsa ka vulosur edhe dopietën e tij në minutën e 39-të. Aktualisht Shkëndija po fiton në shifrat 3-0 takimin e javës së 9-të në Supeligën maqedonase. Golat e parë për Gurin, që shpreson të rikthehet ai i niveleve të larta tek tetovarët.

Endri Çinari