Egnatia ka mundur në Rrogozhinë Erzenin me rezultatin 4-3, në një sfidë që përveç golave dhuroi dhe shumë emocione.
Rrogozhinasit e nisën mjaft mirë takimin, me Duamenën që kompletoi tripletën personale që në minutën e 21’.

Ishte Maliqi që provoi të hapte sfidën në minutën e 30’, por vetëm 8 minuta më vonë Zejnullai realizoi dhe golin e katërt për vendasit.

Gjithsesi u duk se shijakasit nuk u dorëzuan, të cilët shënuan në minutën e 54’ me Meçjan dhe Kahrimanoviç realizoi në gol një 11-metërsh në minutën e 93’, por që nuk mjaftoi për të marrë një pikë.

Kështu Erzeni shkon në kuotën e 6 pikëve pas tre javësh të luajtura, ndërsa Erzeni merr humbjen e parë duke qëndruar në 2 pikë.

Rezultati:

EGNATIA 4-3 ERZENI

Duamena 9′, 15′, 21′, Zejnullai 38′ / Maliqi 30′, Meçja 54′, Kahrimanoviç (P) 90+3′