Disa klube në Serie A nuk dëshirojnë të rifillojnë sezonin shkak i pandemisë së koronavirusit.

Siç raportojnë mediat në Itali, Torino, Sampdoria, Bologna, Parma, SPAL, Brescia dhe Udinese kanë kundërshtuar rinisjen e sezonit 2019/20.

Sido që të jetë, nga mbledhja e mbajtur të hënën, Serie A konfirmoi dëshirën për të rinisur sezonin dhe bëri të ditur se janë duke pritur vetëm dritën e gjelbër nga Qeveria e Italisë.

Nga Italia raportohet se stërvitjet mund të rinisin pas datës 4 maj, ndërsa sezoni i pezulluar mund të startojë në javën e parë të qershorit.