Teuta ishte një nga skuadrat më pak aktive në këtë merkato vere. “Djemtë e Detit” kanë punuar intensivisht në drejtimin e trajnerit Renato Arapi, ndërsa priteshin afrime nga drejtuesit. Megjithatë bllokimi i merkatos në këtë sesion nga FIFA ka sjellë vetëm Uheid Hoxhën te durrsakët.

Shkodrani mund të aktivizohet për shkak se është prodhim i Akademisë së Vllaznisë dhe kësioj mund të japë kontributin e vet në edicionin e ri me skuadren durrsake sepse pikerisht per kete arsye ka ardhur, per te luajtur me shume.

Ndërkohë në dalje te “Djemtë e Detit” janë larguar plot 7 futbollistë. Edhe pse bëhet fjalë për emra të rëndësishëm si Albano Aleksi, Filip Ivanoviç, Jahmir Hyka apo edhe Asion Daja, ngërçi në merkato ka bërë që të mos zëvendësohen.

Megjithatë te Teuta ndihen gati dhe me ndërthurjen e eksperiencës me elementin e ri, do të bëhet maksimumi për arritjen e objektivave sezonalë./newsport/