Rriten rastet pozitive me Covid-19 te Torino. Skuadra italiane ka konfirmuar një tjetër lojtar të infektuar duke e çuar në 7-të numrin e futbollistëve që janë prekur nga virusi.
Prej dy ditësh, Torino ka anulluar edhe stërvitjen dhe të gjithë lojtarët janë izoluar në shtëpi në pritje të vendimit nga Instituti i shëndetit. Do të jetë këta të fundit që do të vendosin edhe nëse ndeshja ndaj Sassuolos, ditën e premte do të luhet apo jo.
Mediat italiane bëjnë me dije se janë të larta shanset që kjo ndeshje të mos luhet, madje Torino rrezikon të mos luajë as ndeshjen tjetër pasi numri i lojtarëve të prekur është i lartë dhe rrezikohen përhapja te kundërshtarët.
Tashmë pritet vendimi i Autoriteteve Shëndetësore të Torinos që do të vendosin se çfarë do të ndodh me skuadrën torineze./newsport/