HomeKRYESORE18 milionë euro nuk mjaftojnë, Napoli kthen pas ofertën për Hysajn

18 milionë euro nuk mjaftojnë, Napoli kthen pas ofertën për Hysajn

Elseid Hysaj do të largohet nga Napoli. Lajmi është konfirmuar nga vetë lojtari gjatë konferencave nga Kombëtarja, por edhe nga agjenti i tij në mediat italiane.

Ofertat për mbrojtësin shkodran nuk mungojnë edhe pse sezoni i fundit nuk ishte shumë pozitiv për të. Atletiko Madrid insiston për të, por ka edhe oferta nga Italia.

 Skuadra e Simeones ka bërë dhe ofertën e parë për Hysaj që është rreth 18 milionë euro, por një gjë e tillë është refuzuar nga drejtuesit e klubit.

Napoli kërkon të paktën 30 milionë euro për shërbimet e tij duke parë që klauzola e lirimit është 50 milionë euro./newsport/

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments