Ditë speciale, datë e veçantë për gjithë femrat në botë. Por, 8 marsi është ndryshe për Erdenis Gurishtën.
Kapiteni i Vllaznisë, një nga djemtë më të mrekullueshëm si në fushë ashtu edhe jashtë saj të shkodranëve, ka bërë një postim prekës në rrjetet sociale.
Prej disa vitesh, nëna e tij nuk jeton më. Përmes një postimi në Instagram, ai shkruan: “Gëzuar ditëlindjen ëngjëlli im mbrojtës.
Çdo ditë e më shumë më mungon. Shtrëngoni në përqafim nënat çdo ditë sikur të ishte përqafimi i fundit”, përfundon mbrojtësi i djathtë duke i prekur të gjithë.