Edhe një herë, Vllaznia nuk ia doli ndaj të voglave dhe po humbet pikë të rëndësishme për të përparuar, në misionin për kualifikimin në kompeticionet europiane. Të dielën nuk morën më shumë se një barazim ndaj Teutës, ku u shfaqën një skuadër shumë e brishtë dhe pa fuqi goditëse.
Kampionati dhe Kupa janë dy rrugët, nga e cila skuadra e Plorit mund të shpëtojë sezonin, por edhe trajneri shkodran mund të fitojë besimin e drejtuesve, për të vazhduar në krye të skuadrës dhe për të nisur një projekt të ri fitues.
Gjithçka kalon sërish nga Partizani. Të shtunën në orën 16:45 në “Loro Boriçi”, Vllaznia diskuton Europën ndaj të kuqve, ndaj të cilëve në këtë edicion, nuk janë mundur asnjëherë.
Megjithatë, nga ana tjetër, Vllaznia luan gjithçka për gjithçka në “Loro Boriçi” të shtunën dhe nëse fiton, do të duhet të hyjë në një tjetër duel të nxehtë, atë ndaj Kukësit, për vendin e tretë. 8 ndeshjet e mbetura deri në fund të sezoni do jenë një test i vërtetë për të gjithë skuadrën shkodrane.
Maringlen ZHIVANI