Bayern Munchen ka piketuar dy përforcimet e radhës. Bëhet fjalë për dy mesfushorë, të dy lojtarë të M’Gladbach, ekip që këtë sezon po tregon një formë të mirë dhe po merr rezultate pozitive në Champions League.

Bild raporton se objektivat e kampionëve të Gjermanisë janë Denis Zakaria dhe Florian Neuhaus. I pari është 24 vjeç, luan me kombëtaren e Zvicrës dhe aktivizohet si mesfushori shkatërrues e në rolin e qendërmbrojtësit.

I dyti është një vit më i vogël, qendërmesfushor klasik (4 gola dhe 3 asiste këtë sezon) dhe në tetor debutoi me kombëtaren gjermane. Të dy kushtojnë nga 40 milion euro.

Bayern nuk i ka problemet financat dhe pritet të paguajë 80 milion euro për t’i dhuruar trajnerit Flick dy përforcime cilësore në mesin e fushës. /abcnews/