Dinamo-Vllaznia është ndeshja që hap javën e 14-të të Superligës. Si dinamovitët dhe shkodranët do përballen në “Elbasan Arena” me objektiva të qartë. Nga njëra anë kuqeblutë që duan të vijojnë në ecurinë pozitive të javëve të fundit dhe blutë që duan të dalin nga kriza.
Ndeshja do startojë në orën 19:45 dhe pritet të japë emocione. Por si në çdo duel ka nga ata lojtarë që bëjnë diferencën dhe që vlerësohen më shumë në tregun e merkatos. Kështu “Shkodra Sport” duke iu referuar faqes së njohur Transfermarkt ka nxjerrë lojtarët që vlejnë më tepër në tregun e shit-blerjeve.
Kështu në rradhët e Vllaznisë janë dy lojtarët më të shtrenjtë të ekipit. Esin Hakaj dhe Ardit Krymi kanë një vlerë prej 350 mijë eurosh secili në merkato. Këta dy futbollistë janë dy më të shtrenjtit e shkodranëve. Tek Dinamo ështe sulmuesi Chinedu më i vlerësuari me 300 mijë euro e ndërsa pas tij vjen kapiteni Ibraimi me 250 mijë euro.
Vlera në total e skuadrës së Dinamos shkon në 4.6 milionë euro e ndërsa skuadra e Vllaznisë kap shifrën e 5 milionë eurove. Një total prej 9.6 milionë eurosh do jenë përballë sonte në “Elbasan Arena”. Patjetër që shifrat e futbollistëve nuk janë aq domethënëse për vlerat e tyre, por këto janë disa statistika dhe kuriozitete që tifozët kanë dëshirë që ti dinë.
Endri ÇINARI