Sunday, January 11, 2026
FAQJA E PARE SHKODRANET NEPER BOTE9 gola në 12 ndeshje, sulmuesi shkodran "bën namin" në kampionatin turk

9 gola në 12 ndeshje, sulmuesi shkodran “bën namin” në kampionatin turk

Sulmuesi shkodran, Jasmin Raboshta, i cili e ka nisur karrierën si futbollist te skuadra e Vllaznisë, u transferua në fillim të sezonit te skuadra turke 1960 Silopispor. 27-vjeçari u largua nga Bylis për të nisur një aventurë të re jashtë vendit dhe mesa duket u ambientua shumë shpejt. Shkodrani është kthyer në një lider te skuadra turke ku në 12 takime ka shënuar plot 9 gola.

Skuadra e shqiptarit aktualisht ndodhet në vendin e 7-të. Në kampionatin shqiptar sulmuesi ka mbajtur veshur fanellën e shumë skuadrave ku spikasin: Elbasani, Luftëtari, Teuta etj.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments