Vllaznia i jep fund hamendesive per fatet e futbollistit Esat Mala nese do te ishte pjese e saj apo jo ngaqe ne media u perfol se klubi i tij i meparshem Girensuspor i kishte nxjerre probleme sa i takon dokumentacionit.

Por ne fakt nuk eshte keshtu. Pak minuta me pare klubi shkodran permes faqes zyrtare ka bere te ditur se ka arritur akordin me futbollin Esat Mala dhe ai do te jete pjese e tij ne dy sezonet e ardhshme.

Prezantimi i Esat Males si futbollisti me i ri i Vllaznise padyshim qe eshte nje lajm i mire edhe per trajnerin Josa i cili e ka mirepritur nje blerje te tille ngaqe kemi te bejme me nje futbollist qe e njeh mire kampionatin shqiptar.

Tashme mbetet per t’u pare vetem se ne çfare pozicioni do te luaje Mala ngaqe tek Partizani eshte provuar ne 2-3 te tille si ne mbrojtje ashtu edhe ne mesfuehe. Ne Shkoder me shume mundesi, futbollisti nga Prizreni do te preferohet ne mesin e fushes./SHKODRA-SPORT.COM/