Lojtari me origjine nga Bajza e Malesise se Madhe Aristidi Kolaj ka ndërruar ekip, por vazhdon të mbetet në Itali. Sulmuesi 23-vjeçar ka vendosur të vazhdojë karrierën e tij me klubin e Pescaras që militon në Serie C.

Ka qenë vetë klubi i Pescarës që ka bërë publik lajmin me anë të një postimi në faqen zyrtare. Në të thuhej se Kolaj është blerë nga Pescara, ndërsa më parë është aktivizuar me ekipin e Alessandrias.

Kolaj, i lindur në Itali ka zhvilluar edhe tetë ndeshje me kombëtaren e 21-vjeçarëve të Shqipërisë. 23-vjeçari ka qenë më parë edhe pjesë e ekipi të moshave të Sassuolos

Ai konsiderohet nje lojtar me te ardhme dhe mund t’i beje shume pune ekipit te tij te ri, ku do te gjeje nje tjeter futbollist shqiptar, pikerisht mesfushorin Erdis Kraja qe firmosi pak dite me pare pas largimit nga Atalanta.