HomeFUTBOLLKATEGORIA SUPERIORE9 kartona të verdhë dhe 2 të kuq, gjyqtari shqiptar protagonist në...

9 kartona të verdhë dhe 2 të kuq, gjyqtari shqiptar protagonist në ndeshjen europiane

Gjyqtari shqiptar Eldorian Hamiti ishte vendosur sot nga UEFA për të drejtuar sfidën kualifikuese të U-21 mes Sllovakisë dhe Gjeorgjisë.

Ndeshja është mbyllur me fitoren e skuadrës vendase 3-2 dhe arbitri shqiptar ka qenë protagonist pasi ka nxjerrë nga xhepi 2 kartona të kuq dhe 9 kartona të verdhë.

Në fillim ishte Gjeorgjia që kaloi e para në avantazh që në minutën e 8-të me Kutsia, ndëra vendasit barazuan 20 minuta më vonë me Kolesar.

Pjesa e dytë nis mirë për Sllovakinë që gjen avantazhin me Herc dhe më pas shënon dhe golin e 3-të me Gambos, ndërsa Gjeorgjia shënon golin e dytë në fund të ndeshjes, por që shërbeu thjesht për statistik pasi vendasit dolën me 3 pikë nga kjo ndeshje./newsport/

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments