Shume zhurme po behet kohet e fundit ne lidhje me sulmuesin e ardhur nga merkatoja e veres, Kristijan Vulaj. Ai nuk po gjen hapesirat e duhura tek Vllaznia deri tani dhe kryesisht tifozet pyesin çdo dite se çfare po ndodh me kete lojtar.
Nje pyetje mbase e drejte ngaqe kemi te bejme me nje lojtar i cili u ble per te qene nje nga me te rendesishmit ne skuader, por deri tani nuk i eshte dhene mundesia per te treguar vlerat e tij.
Ne lidhje me kete teme, eshte pyetur edhe trajneri Josa ne konferencen e sotme per shtyp dhe pergjigja e tij ka qene si me poshte: “Vulaj eshte pjese e skuadres, po stervitet normalisht me skuadren dhe kur t’i vije shansi per te luajtur, do te luaje.
Une kam folur edhe personalisht me te, jo vetem tani por qe diten e pare qe ka ardhur ne skuader dhe kur t’i vije shansi per te luajt, do te mundet ta beje kete gje. Fusha aty eshte, bujrum per te dhe per çdo futbollist tjeter, duke filluar qe nga me i riu ketu dhe jo me Vulaj per te cilin klubi ka shpenzuar nje kosto te konsiderueshme financiare.
Une kam nje parim pune qe skuadra e cila fiton, nuk ndryshohet dhe si rrjedhoje nuk do ta ndryshoje kete gje as tani tek Vllaznia. Por e perseris, qe çdo futbollist do kete shanset e tij per te luajtur dhe per te treguar vlerat e tij”./SHKODRA-SPORT.COM/