Trajneri i ri i Çelsit, Graham Poter, ka treguar se është një mjeshtër i menaxhimit të talenteve dhe rritjes së tyre. Bisuma, Kukureja dhe Ben Uajt janë disa nga lojtarët që kanë përfituar nga puna me të gjatë viteve të fundit.

Kjo nuk ishte një nga cilësitë që trajneri i larguar, Tomas Tuhel, e kishte një nga pikat më të forta, ndërsa shpesh zgjidhte që të rinjtë t’i dërgonte në formë huazimi për t’u përmirësuar në klubet e tjera.

Vetëm këtë verë, Tuhel lejoi largimin e Gilmorit, Koluillit, Ampadusë dhe Odoit. Por Poter do të ketë ende shumë talente të akademisë në skuadrën e parë të Çelsit, përfshirë edhe Armando Brojën dhe Konor Gallagerin. Mesfushori 22-vjeçar mund të ketë një rol më të rëndësishëm në skuadër me 47-vjeçarin në stol.

Por edhe Broja gjithashtu mund të përfitojë më shumë minuta në ëndrrën e tij për të qenë një ditë titullar në klubin e zemrës.