Manchester United ka bërë goditjen e parë në merkato. Skuadra angleze ka arritur akordin me Borusia Dortmund për të marrë shërbimet e Jadon Sancho.

Eksperti i merkatos, Nicolo Schira bën me dije se dy klubet kanë gjetur gjuhën e përbashkët me Man United që do të pagujë 90 milionë euro për të marrë kartonin e lojtarit dhe pritet vetëm zyrtarizimi.

Sancho ka gjetur edhe akordin me United dhe do të firmosë një kontratë deri në 2026 dhe do përfitojë rreth 18 milionë euro në sezon.

Për momentin sulmuesi është i grumbulluar me Kombëtaren angleze dhe pas përfundimit të EURO 2020 do të bashkohet me skuadrën e re./newsport/