HomeFUTBOLLKATEGORIA SUPERIORELuftëtari, një histori dashurie me shkodranët, Isufi: Jemi në rrugë të mbarë,...

Luftëtari, një histori dashurie me shkodranët, Isufi: Jemi në rrugë të mbarë, do respektojmë fanellën

Në Gjirokastër, lojtarët shkodranë kanë qenë të shumtë që kanë aderuar dhe janë aktivizuar në Superiore në nivele të larta, por edhe në Kategorinë e Parë. Emrat e Edi Martinit, Licit, Cungut, Nogës, pa harruar edhe portierët Gaspër Ndoja dhe Erind Selimaj…

Për të ardhur më vonë, me Ramadanin, Bocin e Raboshtën, apo dhe Përfatin e ndonjë tjetër. Ndërsa, këtë sezon në radhët e skuadrës së Luftëtarit, ai që po dallon është mbrojtësi i qendrës, shtatlartë 20-vjeçar Enes Isufi, pa harruar edhe Tahiragën që është afruar në janar te gjirokastritët.

Në një prononcim për “Rtshsport”, ka folur shtatlarti Isufi që ka veshur edhe fanellën e Shpresave U-21, teksa thotë: “E kam menduar të vështirë fillimin në radhët e skuadrës së Luftëtarit, por jam ambientuar shpejt. Ndonëse larg shtëpisë kam pasur përkrahje”.

“Jemi ekip i ri, kemi ambicie të gjithë. Situata është e mirë. Duhet që t’i marrim ndeshjet me radhë. Unë jam u përqendruar te ekipi i Luftëtarit dhe shpresoj që të bëjmë më të mirën”, – tha Enes Isufi, mbrojtësi shtatlartë që ka luajtur me Vllazninë fillimisht, e më pas te Skënderbeu e Luftëtari në elitë./vipsport/

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments