...
HomeFUTBOLLKATEGORIA SUPERIORETirana thyen urdhrat, del në stërvitje duke rrezikuar jetën e lojtarëve

Tirana thyen urdhrat, del në stërvitje duke rrezikuar jetën e lojtarëve

Edhe pse Shqipëria është në izolim thuajse total për shkak të Koronavirusit dhe janë anuluar të gjitha garat sportive, disa prej futbollistëve të Tiranës, nuk i janë bindur këtyre urdhrave të qeverisë dhe FSHF-së, duke thyer rregullar, që parandalojnë përhapjen e Koronavirusit, teksa së fundmi kanë zbritur në fushën e blertë të “Selman Stërmasit”, duke kryer stërvitje, si në ditët normale.

Shqipëria është në izolim total për shkak të Koronavirusit dhe janë anuluar të gjitha aktivitetet sportive apo grumbullimet.

Qeveria shqiptare madje ka anuluar edhe daljet dyshe për shkak të frikës së përhapjes së virusit dhe ka vendosur disa fasha orari kur lejohen daljet.

Këtyre rregullave duket se ekipi i Tiranës ka vendosur që mos t’u përgjigjet duke vendosur që të zhvillojë stërvitje edhe pse urdhrat e qeverisë dhe Federatës i ndalojnë.

Në disa foto dhe video të siguruara nga Top Channel, shikohet qartë që futbollistët e Tiranës janë duke kryer stërvitje, madje jo stërvitje e thjeshtë pasi aty vërehet edhe një përgatitës atletik.

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments

Seraphinite AcceleratorOptimized by Seraphinite Accelerator
Turns on site high speed to be attractive for people and search engines.