HomeFUTBOLLKATEGORIA SUPERIOREVIDEO / Sulmuesi i Vllaznisë kthen kalanë në fushë stërvitje: Mos bëni...

VIDEO / Sulmuesi i Vllaznisë kthen kalanë në fushë stërvitje: Mos bëni si bëj unë

Gjatë këtyre ditëve kemi parë se si futbollistë të ndryshëm kanë improvizuar në ambiente të ndryshme për t’u stërvitur në kushte kur nuk mund të jenë me ekipin e tyre.

Por askush nuk kalon idenë që ka pasur sulmuesi I Vllaznisë, Silvio Zogaj, i cili ka improvizuar një fushë stërvitore në një ambient të pazakontë.

Ai ka postuar një video ku tregon orën e tij të ajrosjes të kthyer në stërvitje i izoluar në një nga fushat e kalasë, ku mes rrënojave ka improvizuar një pistë ushtrimesh me top për të mbajtur veten në formë.

“Bëni si them unë, por mos bëni si bëj unë!”, ishte mesazhi me humor i sulmuesit të Vllaznisë që e shoqëronte me #rrinineshpi, duke dhënë sugjerimin që të tjerët të mos provonin të bënin të njëjtën gjë si kjo seancë shumë e veçantë stërvitore që kishte bërë ai. /vipsport/

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments