Paris Saint-Germain ka bërë një merkato të jashtëzakonshme edhe në krahun e shitjeve, duke arkëtuar rreth 330 milionë euro nga largimet e lojtarëve gjatë kësaj vere. Klubi francez ka përfituar shifra të konsiderueshme nga disa prej futbollistëve të tij:
Ibrahim Mbaye — 55 milionë €
Bradley Barcola — 115 milionë €
Gonçalo Ramos — 74 milionë €
Randal Kolo Muani — 41.2 milionë €
Kang-in Lee — 40 milionë €
Noham Kamara — 4.1 milionë €
Në total, PSG ka siguruar një shumë prej 329.3 milionë eurosh, pra rreth 330 milionë euro, nga këto shitje. Një operacion financiar mbresëlënës për kampionët e Francës dhe Europës, të cilët po tregojnë se nuk dinë vetëm të shpenzojnë pa fund në merkato, por edhe të maksimalizojnë vlerën e lojtarëve që largohen./telesport/


