Sunday, February 22, 2026
FAQJA E PARE KRYESOREE ÇUDITSHME/ TV europiane duan të drejtat e kampionatit të Nikaraguas

E ÇUDITSHME/ TV europiane duan të drejtat e kampionatit të Nikaraguas

“Disa televizione europiane na kanë kërkuar të blejnë të drejtat për të transmetuar ndeshjet e kampionatit tonë. Negociatat po vazhdojnë, por nuk e di nëse do të mbyllen”.

Këto kanë qenë deklaratat e sekretarit të përgjithshëm të kampionatit të Nikaraguas, Jose Maria Bermudez, për të përditshmen La Prensa.

Fjalë që bëjnë të kuptohet sa e fortë është uria për futbooll në një moment ku, për shkak të coronavirus, të gjithë kampionatet janë ndalur, me përjashtim të atij të vendit të Ameriksë Qëndrore, Bjellorusisë dhe Tagikistanit.

“E sigurt është se do të vazhdojmë të luajmë (me dyer të mbyllura), – ka shtuar Bermudez, sepse, në bazë të komunikatave zyrtare që marrim nga autoritetet, nuk ka asnjë alarm shëndetësor dhe asnjë lloj karantine”.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments