Kampionati i Bundesliges eshte nderprere por merkatoja e ekipeve vijon dhe secili prej tyre po ben planet per veren e ardhshme teksa secili po mundohe te gjeje lojtaret e duhur.
Keshtu po vepron edhe Bayern Munich i cili ka vënë në shënjestër Kai Havertz, talentin e ri të Bayer Leverkusen.
Nuk do të jetë e lehtë për bavarezët që të realizojnë dëshirën e tyre, duke parë se aspirinat nuk kanë ndërmend t’u bëjnë asnjë dhuratë rivalëve të tyre dhe nuk do të pranojnë më pak se 100 milionë euro.
Në 34 ndeshjet e luajtura në këtë sezon me Leverkusen, Havertz ka shënuar 10 gola dhe ka dhënë 8 asiste.