Wednesday, June 10, 2026
FAQJA E PARE KRYESOREIsh- sulmuesi i kombëtares shqiptare transferohet në Bundesligën austriake

Ish- sulmuesi i kombëtares shqiptare transferohet në Bundesligën austriake

Aventura e Xhakomo Vrionit në Itali ka mbaruar shumë më shpejt se sa mendohej. Ish- sulmuesi i Kombëtares shqiptare i ka dhënë lamtumirën Çezenës dhe është zyrtarizuara sot si futbollisti më i ri i Wolfsberger në kampionatin austriak.

Vrioni u largua në vitin 2022 drejt SHBA ku luajti me Nju Inglënd dhe Montreal në MLS. Një aventurë që e bëri milioner pasi përfitoi më shumë se 6 milionë dollarë në katër vite, por që e la në hije sa i përket futbollit të rëndësishëm dhe e largoi edhe nga radhët e Kombëtares.

Tani Vrioni është kthyer në Austri, ku ka firmosur për dy vite në një kampionat që njeh mirë, pasi në vitin 2022 ai u largua nga atje si golashënuesi më i mirë i tij, duke ndarë vendin e parë me Karim Adejemin.

“RZ Pellets WAC njofton firmën me sulmuesi 27-vjeçar Xhakomo Vrioni.

Futbollisti i lindur në Itali i bashkohet klubit nga skuadra e Serisë B, Çezena. Futbollisti i cili më parë ka luajtur me moshat e Italsië dhe më pas me Kombëtares shqiptare, ka lënë shenjën e tij në Bundesligën austriake. Në sezonin 2021-2022, futbollisti i huazuar asokohe nga Juventusi, luajti nën drejtimin e Tomas Silberberger tek WSG Tirol dhe me 19 gola, ndau titullin e golashënuesit më të mirë me Karim Adejemin.

Pas dy etapave në MLS me Nju Inglënd (22 gola në 78 ndeshje) dhe CF Montreal (4 gola në 10 ndeshje), ai u kthye në Itali 6 muaj më parë për t’u bashkuar me Çezenën. Tani ai kthehet në Bundesligën austriake, ku lojtari 188 cm i gjatë ka firmosur një kontratë dyvjeçare me “ujqërit”, shkruhej në njoftimin e klubit austriak.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments