Tuesday, July 7, 2026
FAQJA E PARE FUTBOLLKATEGORIA SUPERIOREEKSKLUZIVE/ Pohls dhe Kallaku drejt largimit nga Vllaznia, ja sa pritet të...

EKSKLUZIVE/ Pohls dhe Kallaku drejt largimit nga Vllaznia, ja sa pritet të përfitojë klubi shkodran nga shitja e tyre

Shkruar nga Maringlen ZHIVANI

Dy nga titullarët e sezonit të kaluar, portieri Leon Pohls dhe fantazisti Sherif Kallaku, janë shumë pranë mbylljes së aventurës së tyre me Vllazninë. Kjo situatë vjen vetëm pak javë pasi klubi shkodran zyrtarizoi rinovimin e kontratave të të dy futbollistëve deri në verën e vitit 2027.

Sipas informacioneve të siguruara nga “Shkodra Sport”, si portieri gjerman Leon Pohls, ashtu edhe fantazisti Sherif Kallaku nuk do të jenë më në dispozicion të stafit teknik dhe trajnerit Edi Martini për sezonin e ri. Për këtë arsye, palët kanë arritur një marrëveshje për transferimin e tyre, ndërsa zyrtarizimi mund të vijë në ditët në vazhdim.

Burime pranë klubit bëjnë me dije se Vllaznia pritet të përfitojë edhe financiarisht nga këto dy lëvizje. Portieri Leon Pohls është pranë transferimit te klubi moldav Sherif Tiraspol, ndërsa Sherif Kallaku pritet të vazhdojë karrierën te Teuta, me shkodranët që do të arkëtojnë një shumë rreth 125-mijë euro nga kartonët e të dy futbollistëve.

Nëse transferimet do të finalizohen, Vllaznia do të humbasë dy futbollistë me peshë në formacionin e sezonit të kaluar, por njëkohësisht do të sigurojë të ardhura që mund të investohen në afrimet e rradhës. Drejtuesit kuqeblu pritet të lëvizin shpejt në merkato për të plotësuar boshllëqet e krijuara, ndërsa mbetet vetëm çështje kohe për zyrtarizimin e dy largimeve.

Burimi: Gazeta “SHKODRA SPORT”

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments