HomeKRYESOREMë shumë se 1 muaj në shtëpi, trajneri i TIRANËS e thotë...

Më shumë se 1 muaj në shtëpi, trajneri i TIRANËS e thotë publikisht: S’kam lekë më të blej oriz

Kampionatet në Shqipëri ashtu si në të gjithë botën janë ndalur për shkak të pandemisë së covid-19. Qeveria shqiptare ka vendosur rregulla strikte dhe njerëzit duhet të qendrojnë në karatinë dhe daljet duhet të jenë për vetëm për të blerë ushqime apo në farmaci.

Së fundmi trajneri i Tiranës Emanuel Egbo duke parë qendrimin në shtëpi ka vendosur që t’i kalojë ditët edhe me disa video gazmore të hedhur në profilin e tij në youtube. Në postimin e tij tekniku bardheblu shkruan se prej më shumë se një muaj qendrim në në shtëpi nuk ka lekë për të blerë oriz.

Në video e postuar është krejt e kundërta pasi Egbo shihet duke konsumuar lëng frutash së bashku me gruan e tij dhe e gjitha kjo ishte në formë batute.

Tirana momentalisht kryeson Kategorinë Superiore dhe me Egbo në krye të stolit nuk njohin ende asnjë humbje./newsport/

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments