HomeKRYESOREPlani i Bundesligës për t’u rikthyer në fushë: Futbolli nuk do ndalohet...

Plani i Bundesligës për t’u rikthyer në fushë: Futbolli nuk do ndalohet përsëri, edhe nëse një lojtar infektohet

Mirëmenaxhimi i virusit nga Gjermania, ka bërë që këta të fundit të jenë përpara vendeve të tjera europiane. Kështu, ndodh edhe me rikthimin e futbollit.

Klubet prej disa ditëve janë duke u stërvitur me grupe, ndërsa shpresojnë të jenë gati për të rifilluar aktivitetin në mesin apo në fundin e muajit maj.

Sakaq, Bundesliga nuk do të ndalet edhe nëse një futbollist do të rezultojë pozitiv në momentin kur të rikthehet aktiviteti. Thjesht, do të marrin masat për të izoluar lojtarin e infektuar dhe do të vazhdojnë të luajnë.

Ky është protokolli që do të zbatojë Bundeliga, për të qenë në gjendje përfundimin e rregullt të këtij sezoni dhe shpalljen e verkteve nëpërmjet fushës së gjelbërt. /VipSport/

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments