Monday, January 12, 2026
FAQJA E PARE KRYESOREJanë zhytur në borxh prej 429.1 milionë paundësh, Manchester United ngre padi...

Janë zhytur në borxh prej 429.1 milionë paundësh, Manchester United ngre padi për lojën Football Manager

Manchester United ka vendosur të ngrejë padi për prodhuesit e lojës së njohur Football Manager. “Djajtë e kuq” pretendojnë se marka e tyre tregtare është shkelur, teksa krahas emrit të klubit nuk shfaqet logoja e tyre. 7

Sipas United njerëzit kërkojnë të shohin stemën e Manchesterit përkrahë emrit të skuadrës dhe kjo gjë sjell zgjënjim te ta. Për këtë motiv “djajtë e kuq” kanë vendosur të ndjekin rrugë ligjore kundrejt Sega Publishing dhe Sports Interactive.

Ndërkohë këta të fundit i janë kundërpërgjigjur gjigantëve anglez se përdorimi i emrit të klubit është një referencë e ligjshme për Manchester United në një kontekst futbolli. Madje shtojnë se pala nga “Old Trafford” nuk është ankuar për përdorimin e emrit të tyre as në seritë më të shitura të lojës që nga viti 1992, kur njihej si Championship Manager.

Një fakt ky që ndoshta tregon se klubi i Manchester United po përpiqet të gjejë të ardhura, duke qenë se gjendet në një krizë vërtet të madhe.

“Djajtë e kuq” bënë me dije pak ditë më parë se borxhi neto i tyre ka kapur shifrën e lartë prej 429.1 milionë paundësh, që është vërtetë shqetësuese për skuadrën e Premier League./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments