Dortmundi e ka nisur shumë mirë Bundesligën pas rifillimit të kampionatit, teksa në dy javë ia ka dalë të korri dy fitore. Edhe në ditën e sotme, verdhezinjtë mposhtën në transfertë me rezultatin 0-2, Volfsburgun.

Në këtë formë, Dortmund vazhdon në garën për titullin kampion me Bajern Mynih duke qëndruar katër pikë pas bavarezëve.

Ndërkaq, ai që ka habitur jo pak në deklaratën pas ndeshjes ka qenë tekniku i Dortmund, Lusien Favre.

Tekniku thekson se ekipi shprehet më mirë pa tifozët në stadium dhe se mungesa e tyre nuk është një problem për ta në momentin kur shumë klubeve e ndjejnë mungesën e fansave.

“Fituam me meritë duke e treguar nga fillimi se dëshironim të merrnim maksimumin. Pjesën e parë e menaxhuam shumë mirë. Mungesa e publikut? Edhe kështu jemi mirë, lojtarët e mi ndjehen shumë mirë”, u shpreh Favre. /VipSport/