Thursday, June 25, 2026
FAQJA E PARE FUTBOLLHysaj, Sherri, Salihi, Teli dhe Axhani bashkë në Shkodër, futbolli mbledh sërish...

Hysaj, Sherri, Salihi, Teli dhe Axhani bashkë në Shkodër, futbolli mbledh sërish miqtë

Shkruar nga Maringlen ZHIVANI

Një mbrëmje sportive mes miqsh ka bërë bashkë në Shkodër disa nga emrat më të njohur të futbollit shqiptar. Në foton e siguruar nga “Shkodra Sport” pas një ndeshjeje miqësore në kalçeton e Kompleksit Sportiv “Lici”, shihen ish-sulmuesi i Kombëtares, Hamdi Salihi, ish-mbrojtësi Admir Teli, mbrojtësi i Kombëtares shqiptare Elseid Hysaj, portieri Alen Sherri, si dhe presidenti i KF Shiroka, Ergi Axhani.

Pavarësisht angazhimeve të ndryshme në futbollin shqiptar dhe atë ndërkombëtar, pesë sportdashësit kanë gjetur kohë për t’u bërë bashkë në një atmosferë miqësore, ku në plan të parë ishte pasioni për lojën më të bukur në botë.


Fotoja ka ngjallur menjëherë interes te sportdashësit shkodranë, pasi në të shihen figura që kanë lënë dhe vazhdojnë të lënë gjurmë në futbollin shqiptar.

Kjo është një dëshmi se futbolli mbetet ura që bashkon miqësitë dhe krijon gjithmonë momente të veçanta, brenda dhe jashtë fushës së lojës.

Burimi: Gazeta “Shkodra Sport”

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments