Eliminimi i Atletiko Madrid nga Arsenali në gjysmëfinalet e Ligës së Kampioneve pa fituar asnjë nga dy ndeshjet, ka krijuar jo pak probleme për Spanjën, sa i përket luftës për të siguruar vendin shtesë për kampionatin përkatës në edicionin e ardhshëm.
La Liga është në luftë me Bundesligën për atë pozicion dhe diferencat janë minimale, me rezultatet e skuadrave në Ligën e Kampioneve që mund të ndryshojnë gjithçka. Me eliminimin e Atletikos, tashmë Spanja është në telashe, pasi në garë mbetet Bajern Mynih, i cili ka ndeshjen në shtëpi ndaj PSG-së ku mund të kërkojë fitoren dhe kalimin në finale. Kjo do të siguronte pikë shumë të rëndësishme që Bundesliga të ketë 5 skuadra në edicionin e ardhshëm në këtë turne.
Tanimë shpresat e spanjollëve janë te PSG, që të eliminojë Bajernin, ashtu si edhe që këtë të enjte, Fraiburgu të mos jetë i suksesshëm në Ligën e Europës, si dhe Rajo Vajekano të bëjë të surprizojë në Ligën e Konferencës.
Të gjitha janë të lidhura bashkë në një garë e cila mund të vendoset pikërisht nga finalet e turneve, duke mbajtur gjithçka në ajër deri në fund të sezonit.



