HomeFUTBOLLKATEGORIA SUPERIOREFSHF-ja 'kalon klasën', i lë 'targën' Supersport

FSHF-ja ‘kalon klasën’, i lë ‘targën’ Supersport

Federata shqiptare e Futbolli transmetoi sot për herë të parë live një ndeshje të Kategorisë Superiore në Youtube e më saktë sfidën Partizani-Luftëtari 8-1.

I gjithë takimi I tranmetuar falas për të gjithë tifozët dhe me ato që u panë FSHF-ja e kaloi “kaloi klasën”, pasi ishin të shumta dyshimet se si Federata mund të transmetonte një ndeshje.

Çdo gjë shkoi në mënyrën më të mirë të mundshme, takimi kishte edhe komentator, por edhe prononcime pas ndeshjes duke bërë të njëtën gjë siç bënte “Supersporti”, ndërsa I vetmi ndryshim ishte analizat në studion e emisionit.

Tashmë mbetet për t’u parë se si do të transmetohen 4 ndeshjet e tjera që do të luhen ditën e nesërme pasi 2 prej tyre luhen në një orar, ndërsa Teuta-Tirana në orën 20:00 dhe Skënderbeu-Laçi në orën 18:00./newsport/

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments