Monday, January 12, 2026
FAQJA E PARE FUTBOLLKATEGORIA SUPERIORETirana pëmbys Skënderbeun dhe tashmë shumë pranë titullit

Tirana pëmbys Skënderbeun dhe tashmë shumë pranë titullit

Tirana ka arritur një fitore me aromë titulli ndaj Skënderbeut në transfertë. Bardheblutë e Emanuel Egbo, përmbysën avantazhin e korçarëve, falë dopietës së realizuar nga Majkëll Ngo në harkun kohor të 5 minutave (71’-76’).

Korçarët realizuan të parët me anë të Mensah në minutën e 9-të, por nuk arritën të menaxhonin këtë avantazh.

Në pjesën e dytë, duhet theksuar se bateritë e skuadrës së Dajës ranë ndjeshëm, teksa kishte vetëm një skuadër në fushë, ajo ishte Tirana.

Me këtë fitore, bardheblutë kanë ruajtur diferencën +9 nga ndjekësit e Kukësit, kur kanë mbetur edhe 5 javë nga fundi. Kujtojmë që javën e ardhshme luhet supersfida Tirana-Kukësi.

FT: SKËNDERBEU – TIRANA 1-2

Mensah 9′ / Ngo 71′, 76′

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments