Krejt ndryshe nga ekipi i pare, ai i Vllaznise B ka bere nje paraqitje te mire ne ndeshjen e rradhes duke fituar me rezultatin e thelle 4-0 ndaj Gramshit.
Ky eshte verdikti i ndeshjes se luajtur pasditen e sotme ne fushe sportive “Reshit Rusi” ku djemte e drejtuar nga trajneri Fatjon Hasani kane bere nje paraqitje te mire duke arritur nje fitore te thelle ndaj nje kundershtari qe ne fakt ishte me lart ne renditje se shkodranet.
Ka qene mbrojtesi Jozefin Rrasa ai qe ka zhbllokuar shifrat ne minuten e 15-t dhe pjesa e pare eshte mbyllur me kete gol. Ne te dyten nderkohe do te dilte mesfushori i ekipit Vllaznia U19 Eraldo Deda i cili do te shenonte dy gola nderkohe qe do te shenonte edhe Brendon Stafa per te kompletuar kesisoj fitoren e kuqebluve.
Duhet thene se edhe ne kete ndeshje, me ekipin shkodran kane luajtur disa lojtare te marre nga ekipi i te rinjve te cilet po paraqiten mjaft mire.
Me kete fitore, Vllaznia B eshte ngjitur ne kuoten e 20 pikeve duke qene ne vendin e tete te renditjes dhe ne javet e mbetura sigurisht qe do te tentoje te ngjitet edhe me lart.
www.shkodrasport.com