HomeKRYESORE16 vite pritje, klubi historik rikthehet në Premier League

16 vite pritje, klubi historik rikthehet në Premier League

Pas 16 vitesh pritje, Leeds është ngjitur zyrtarisht në Premier League. Me humbjen e West Brom,skuada e drejtuar nga Marcelo Bielsa ka siguaruar matematikisht vendin e parë dhe ngjitjen direkt në elitën e futbollit anglez.

Leeds United kryeson Championshpin me 87 pikë, 5 më shumë se vendi I dytë që mbahet nga Ëest Brom që sot humbi ndërsa duhen ende dy ndeshje deri në përfundim të kampionatit për skuadrën e Bielsas.

Fitorja e Leeds nga 1-0 ndaj Barnsley të enjten, i detyronte WBA-në që të shënonte fitore dhe të merrte tre pikë, por humbja e tyre dje dhe verdiktin e fundit.

Forma e tyre ka qenë e shkëlqyer gjatë 11 muajve të fundit, duke grumbulluar 87 pikë pas 44 ndeshjeve.

Që nga ndeshja e fundit e Leeds në Ligën Premier, 1-0 ndaj Chelsea në vitin 2004, kanë qenë 28 klube të ndryshme që kanë arritur promovimin në nivelin e parë.

Në nga ajo periudhë, Leeds kanë luajtur 734 ndeshje në ligat tjera, ku aty kanë luajtur 268 lojtarë dhe klubi ka ndërruar 15 trajnerë.

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments