...
HomeFUTBOLLKATEGORIA SUPERIOREMOVIOLA| Vllaznia-Kukësi/ U pretendua penallti, arbitri veproi drejt

MOVIOLA| Vllaznia-Kukësi/ U pretendua penallti, arbitri veproi drejt

Vllaznia-Kukësi u gjykua nga Laver Alla, teksa u pretendua një penallti nga shkodranët. Megjithatë, pamjet filmike i dhanë të drejtë arbitrit lushnjar.

Fillimisht në minutën e 20-të kemi një ndërhyrje të rëndë e Adilit ndaj Rrocës në afërsi të zonës. Alla vazhdon lojën, por rasti është shumë i dyshimtë dhe duhej dhënë goditje dënimi për Kukësi nga vetëm 18 metra larg portës.

Momenti më i diskutueshëm është ai minutës së 27-të, kur Lika futet në zonë, driblon Limajn dhe rrëzohet. Mesfushori i Kukësit fut këmbën, por nuk ka kontakt.

Alla është afër aksionit dhe vazhdon lojën. Pamjet filmike i japin të drejtë, madje vetë Lika ia bën më të lehtë arbitrit, pasi nuk konteston si lojtarët e tjerë.

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments

Seraphinite AcceleratorOptimized by Seraphinite Accelerator
Turns on site high speed to be attractive for people and search engines.