Monday, January 12, 2026
FAQJA E PARE KRYESOREKF Murlani, nis jetën një tjetër klub futbolli që premton shumë

KF Murlani, nis jetën një tjetër klub futbolli që premton shumë

Shkodra prej dekadash tashmë, është një nga fidanishtet më efektive në prodhimin e talenteve të sportit. Kur themi Shkodra, kemi parasysh jo vetëm qytetin me këtë emër, por një areal të gjërë që përmblidhet në kufijtë e qarkut me të njëjtin emër.

Sigurisht, është Vllaznia, klubi me histori mbi një shekullore, është Juban Danja si ekipi i parë i vajzave në futboll, ëlshtë KF Shkodra, është Ada e Velipojës, Tërbuni i Pukës e dhjetra klube e ekipe që kanë prodhuar talente pa fund.

Në këtë “shtrat” ka pak ditë që ka nisur zyrtarisht edhe një tjetër klub futbolli, i cili duhet thënë se premton shumë që në nisje. Kjo lidhet më së shumti me themeluesit e tij, duke nisur që nga emri i veçantë që kanë zgjedhur KF Murlani.

Bisnesmenët e njohur Përparim dhe Blerim Rraboshta, zgjodhën emrin e erës së njohur, e cila është e vrullshme, e fortë dhe kështu pritet të jetë edhe klubi i futbollit. Garancia janë pikërisht këto vëllezër. Një nga mrekullitë e tyre, është edhe “Gardenland Resort”.

Kompleksi fantastik, brenda pak vitesh u kthze në qendër referimi për turizmin. I vendosur në Barbullush, në territorin e Bashkisë Vau- Dejës, ai tashmë përzgjidhet jo vetëm nga turistë vendas e të huaj, por edhe nga ekipe të njohura të futbollit, klube e ekipe përfaqësuese.

Në sherbim të tyre, përveç ambjenteve shumë komode të “Gardenland Resort”, tashmë është edhe një fushë futbolli sipas standarteve profesionale. E gjithë kjo, vetëm 800 metër larg ambjenteve të “Gardenland Resort”.

Në këtë rrugë, është edhe themelimi i KF Murlani, i cili tashmë mirëpret fëmijë të moshave të vogla, djem dhe vajza, për të nisur një rrugëtim në botën e bukur të futbollit. Puna ka nisur dhe hapat e parë janë mjaft serioz dhe premtues. Rrugë të mbarë KF Murlani! /ShkodraWeb Media/

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments