Sunday, February 22, 2026
FAQJA E PARE FUTBOLLVllaznia, mbërrin gjeorgjiani Madsuradse dhe kroati Vruçina

Vllaznia, mbërrin gjeorgjiani Madsuradse dhe kroati Vruçina

Ka mbërritur dje në Shkodër për llogari të Vllaznisë një tjetër sulmues I huaj. Bëhet fjalë për Giorgi Madsuradze. Ai është nga Gjeorgjia dhe nga të dhënat e para që mësohen për të, merret vesh se është 20 vjeç dhe përveçse në Gjeorgji, ka luajtur edhe në Itali. Ai luan si sulmues I dytë dhe do jetë për disa ditë në provë. Shkodranët në përpjekjet e tyre për të gjetur një sulmues cilësor, kanë shkuar deri në këtë vend të largët. Ende nuk mund të thuhet asgjë për nivelin e këtij lojtari pasi stërvitja e parë për të me kuqeblutë do jetë vetëm pasditen e sotme.Bashkë me gjeorgjianin, tek Vllaznia pritet të mbërrijë edhe një sulmues kroat për provë. Vruçina, një lojtar që është provuar tek Kastrioti ditët e fundit por nuk ka arritur
akordin financiar me krutanët, do të tentojë tashmë të bindë edhe drejtuesit shkodranë në mënyrë që të firmosë për ta.

RELATED ARTICLES

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments