Eshte hedhur pasditen e sotme në Nion të Zvicrës, shorti Ligës së Kampioneve, kur 32 skuadrat mësuan undërshtarët me të cilët do të përballen në grupet përkatëse.
Futbollisti i Kombëtares, Myrto Uzuni, do të ketë përballë Mesin dhe Ronaldon, teksa goglat e kanë vendosur skuadrën e Ferencvaroshit në Grupin G së bashku me Juventusin, Barcelonën dhe Dinamon e Kievit.
Përballje interesante do të jetë edhe ajo në Grupin B mes Interit dhe Real Madridit, që do të kenë në grup edhe Shakhtar Donjtesk dhe Borusia Mynshenglabah.
Short realivisht i kënaqur për Lacion e shqiptarëve. Të kartërit janë pozicionuar në Grupin F së bashku me Zenit, Boruisia, Dortmund dhe Klub Bryzh, teksa shanset për kualifikim duken reale.
GRUPI A:
Bajern Mynih
Atletiko Madrid
Salcburg
Lokomotiva e Moskës
GRUPI B:
Real Madrid
Shakhtar Donjetsk
Interi
Mynshengladbah
GRUPI C:
Porto
Mançester Siti
Olimpiakos
Marsejë
GRUPI D:
Liverpul
Ajaks
Atalanta
Midtylland
GRUPI E:
Sevija
Çelsi
Krasnodar
Ren
GRUPI F:
Zenit
Borusia Dortmund
Lacio
Klub Bryzh
GRUPI G:
Juventus
Barcelona
Dinamo Kiev
Ferencvarosh
GRUPI H:
PSG
Mançester Junajtid
Lajpcig
Basakshehir